Mos i gjeni behane fitores së Barcelonës, pa marrë parasysh penalltive të dyshimta!

Mos i gjeni behane fitores së Barcelonës, pa marrë parasysh penalltive të dyshimta!

Dhjetëra miq më kërkuan mendimin tim lidhur me disa momente diskutimi të arbitrit në ndeshjen e mbrëmshme Barcelona-PSG (6-1) në Nou Camp.

Ky është mendimi im:Për mua ishte një ndeshje e çmendur. Vetëm Barcelona beson në përmbysje të tilla dhe mendoj se meritë janë kualifikuar në cerekfinale të Ligës së kampionëve.

PSG-ja është vetmundur. Pse? Sepse të kesh një rezultat fantastik prej 4-0 nga ndeshja e parë dhe të vish të mbrohesh me 11 lojtarë dhe një pjesëlojë të mos e kalosh gjysmëfushën e rivalit është për të ardhur keq. PSG më zhgënjeu në pjesën e parë, mbrojtja bëri veprime amatore! Pastaj sulmuesit Cavani dhe Di Maria huqën raste të arta.

Goli i parë i Suarezit ishte i pastër si loti. Goli i dytë i Barcelonës në fakt ishte autogol, ndërsa i treti që e shënoi Messi ishte nga penalltia jo e qindpërqind ndaj Neymarit. Goli i katër ishte kryevepër e Neymarit nga gjuajtja e lirë. E te goli i pestë mendoj se arbitri e ndihmoi Barcelonën. Goli i gjashtë erdhi sërish pas gabimit të mbrojtjes së PSG për të organizuar kurthin e ofsajdit. Goli i Robertos në sekondat e fundit ishte edhe fat, por them se trimat i ndjek fati.

Mos harroni se arbitrat ndihmojnë ekipet e mëdha në terren të tyre, e sidomos kur janë në disavantazh. Ndihma të tilla kanë edhe Reali, Bayerni, Milani, Juventusi, Unitedi, Chelsea, City e tjerë.

Në fund them se nga ajo që gjithçka pamë mendoj se Barcelona me meritë kaloi tutje dhe një fitores së tillë nuk është korrekte t’i gjindet behane. Mendoni sikur edhe Messi të ishte në nivelin e tij. Duhet të përgëzojmë Barcelonën e cila tregoi se si duhet luftuar.

Autori është gazetar sportiv në gazetën “Lajm”

Leave a Reply