Shkupi sot përballë “Uni Pab” nga Koçani

Pas asaj fitore të madhe në derbi ndeshjen e javës së 18-të në elitën e futsalit vendor ndaj Velesit, ekipi i Shkupit sot do të zhvillojë ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë kundër skuadrës së Uni Pab nga Koçani.

Kundërshtari i bardhekaltërve nga Çairi garon në Ligën e Dytë, mirëpo drejt Shkupit ata nuk udhëtojnë me flamur të bardhë, ashtu që të përzgjedhurit e trajnerit Zoran Lekiq do të duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të përqëndruar, me qëllim që të vazhdojnë me serinë  e rezultateteve pozitive këtë vit.

Rikujtojmë Shkupi në 16 ndeshje të zhvilluara në Kampionat nuk dinë për disfatë, ashtu që shpresojmë se edhe në ndeshjen e sotme ata do të arrijnë deri tek fitorja. Ndeshja Shkupi – Uni Pab zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” në Çair (SH. F 7 Marsi), dhe e njëjta do të startojë në ora 20:00.

Leave a Reply