Beshiktashi me stil kalon në çerekfinale të LE

Beshiktashi me stil është kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Liga Evropa, pasi sot në ndeshjen e kthimit mundi me rezultatin bindës 4:1 skuadrën greke të Olimpijakosit. Edhe pse që nga minuta e 39-të kampionët e Turqisë luajtën me një futbollistë më pak pas përjashtimit të Abubakar, një gjë e tillë nuk u pengoi “bardhezinjëve” që ti gëzohen kalimit në fazën tjetër, edhe atë me rezultatin e përgjithshëm 5:2. (ndeshja e parë ishte mbyllur 1:1)

Ishte pikërisht sulmuesi Abubakar ai i cili kaloi në epërsi Beshiktashin me golin e realizuar në minutën e 10-të, derisa në minutën e 22-të holandezi Rajan Babel dyfishoi rezultatin në 2:0.

Shpresat e grekëve për një çast i riktheu Elyounoussi me golin e shënuar në minutën e 31-të, mirëpo pjesa e dytë në tërësi foli për Beshiktashin, skuadër kjo e cila falë golave të shënuar nga Babel dhe Tosun në fund doli të shënojë një fitore bindëse.

Përveç Beshiktashit një vend për në çerekfinale siguruan edhe Genku që sonte barazoi 1:1 ndaj kundërshtarit të Shkëndijës, Gent, si dhe Selta Vigo që sonte në transfertë mundi rusët e Krasnodar.

Ndeshjet e kthimit të Liga Evropa

 

      Ndeshjet e para
Beshiktashi 4 : 1 Olimpijakosi 1 : 1
Genk 1 : 1 Gent 5 : 2
Krasnodar 0 : 2 Selta Vigo 1 : 2

Leave a Reply