Itali-Shqipëri, shiten më shumë se gjysma e biletave

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se deri më sot, janë shitur më shumë se gjysma e biletave për ndeshjen  e së premtes midis Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në njoftimin e sotëm Federata Italiane e futbollit bënë të ditur se janë shitur gjthsej 20 mijë bileta, apo rreth 55% e kapacitetit të stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo, që ka një kapacitet prej 36349 ulëseve.

Mirëpo duke pasur parasysh se një pjesë e biletave si zakonisht u rezervohen sponsorëve apo përdoren për iniciativa sociale, vetëm edhe 30% e biletave kanë mbetur për tu blerë nga ana e tifozëve të futbollit që dëshirojnë të shohin nga afër këtë super përballje.

Leave a Reply