Lila i rrëfen hoxhë Kalajës se si priftërinjtë bekojnë çdo muaj ekipin e tij (VIDEO)

Në një video që hoxha i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja ka publikuar në profilin e tij në “facebook” shihet se si Andli Lila, i rrëfen hoxhës një nga historitë që i ndodhin atij te skuadra e Janinas në Greqi.

Lila që është edhe në shoqëri të Armando Sadikut i rrëfen hoxhës se si priftërinjtë bekojnë çdo muaj ekipin e tij në stërvitje para ndeshjeve të kampionatit, kinse për të ju sjellë fat.

Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku, ndërsa bashkë me ta është edhe një vogëlush i cili para tyre lexon ajete kuranore.

E gjithë kjo ka ndodhur në dhomën e hotelit në Tiranë ku qëndron ekspedita shqiptare, e cila sot do të niset për në Itali, ku nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” kundër skuadrës axurre.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë:

Muhamedi me Andi Lila edhe Armand Sadikun.

Публикувахте от Ahmed Kalaja в 22 март 2017 г.

Leave a Reply