Arrestohet një tifoz shqiptarë në Palermo

Një tifoz shqiptarë është arrestuar mbrëmë në ndeshjen Itali – Shqipëri të zhvilluar në Palermo. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave në verifikim e sipër janë edhe 77 persona të tjerë që dyshohet të kenë ndikuar në ndërprerjen e ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin “Renzo Barbera”.

E gjithë ajo skenë e padëshiruar ndodhi në minutën e 58-të, kur për shkak flakadaneve të hedhura në fushë nga ana e tribunës ku ndodheshin grupet e tifozëve “Illyrian Elite” dhe “Plisat”, stadiumi “Renzo Barbera” u përfshi nga një tym, që nuk lejonte kushte adekuate për zhvillimin e ndeshjes.

Kjo gjë detyroi arbitrin slloven Vinçiç që të ndërpriste ndeshjen për disa minuta, që më pas sërish të vazhdojë e njëjta, ku në fund Italia falë golave të shënuar nga De Rosi dhe Immobile mundi Shqipërinë me reuzltatin 2:0.

Leave a Reply