Bazhdareviç: Kemi disa dileme rreth formacionit, rast për fytyra të reja

Seleksionuesi i Bosnje e Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviç në konferencën për shtyp ka konfirmuar se ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë një rast për disa fytyra rë reja, të cilët do kenë rastin për të treguar dhe dëshmuar cilësitë e tij.

Në fillim të konferencës, Bazhdareviç tha se rreth formacionit të nesërm ka ende dilema, të cilat do të duhet të zgjidhen pak para fillimit të ndeshjes.

“Dilema rreth formacionit ka si gjithnjë. Mirëpo ato janë vetëm disa imtësira, të cilat do ti zgjedhim ndoshta që sonte pas stërvitjes që do kemi. Kemi mungesë të disa futbollistëve, mirëpo gjithashtu kemi edhe disa futbollistë të rinj të cilët dinë dhe presin rastin për të dëshmuar veten ndaj Shqipërisë. Me siguri që kjo ndeshje do na shërbejë për të parë fytyrat e reja në ekipin tonë” – tha në fillim të konferencës për shtyp seleksionuesi boshnjak, Mehmed Bazhdareviq.

Ai na vazhdim foli me superlativa për kombëtaren shqiptare, për të cilën ka shumë respekt: “Shqipëria është rritur shumë. I kam studiuar dhe janë një ekip dinjitoz dhe vërtet i fortë. Mendoj se do të jetë një test i rëndësishëm për ne”.

Leave a Reply