Pas 4 viteve, Maqedonia lidh dy fitore rradhazi

Falë fitores 0:3 në ndeshjen eliminatore të së premtes ndaj Lihtenshtejnit në transfertë dhe fitores së sotshme me po të njëjtin rezultat në miqësoren ndaj  Bjellorusisë, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll për herë të parë pas 4 viteve ka arritur që të lidh dy fitore të njëpasnjëshme, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit që kishte bërë një jë të tillë përfaqësuesja “verdhekuq” kishte qenë muaji gusht i vitit 2013-të, kur Maqedonia në një ndeshje miqësore kishte mundur Bullgarinë me rezultatin 2:0, që më pas të mund edhe Uellsin me rezultatin 2:1 në eliminatoret e vlefshme për Botërorin e vitit 2014-të në Brazil.

Mbetet të shohim nëse kjo ecuri pozitive do të vazhdojë edhe në ndeshjen e rradhës, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për tu pritur një gjë e tillë, duke pasur parasysh se Maqedonia ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë kundër Spanjës me 11 qershor në Shkup.

Leave a Reply