Shqipëri-Bosnje, të dhënat statistikore! Dy skuadra të barabarta

Ndeshja e sotme në “Elbasan Arena” midis Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të jetë ndeshja e katërt që do të zhvillojnë këto dy skuadra mes tyre, njofton “infOSport.mk”.

Deri më tani këto dy skuadra janë takuar në tre përballje, dy prej të cilave kanë qenë në kuadër të ciklit eliminatorë për evropianin e vitit 2012-të, ndërsa ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në vitin 1995 ka qenë e karakterit miqësor, njëjtë sikurse edhe ndeshja që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Në ndeshjen e parë të nëntorit të vitit 1995 të zhvilluar në Tiranë, Shqipëria kishte mundur Bosnje e Hercegovinën me rezultatin 2:0, rezultat me të cilin boshnjakët kishin triumfuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2012-të.

Në atë ndeshje të zhvilluar me 07 qershor në Zenicë autorë të golave për kombëtaren e Bosnje e Hercegovinës kishin qenë Haris Medunjanin (67’) dhe Darko Maletiç (90’), ndërkohë ndeshja e kthimit e zhvilluar në “Qemal Stafa” me datë 08 tetor ishte mbyllur me barazimin 1:1, shkruan “infOSport.mk”.

Klodian Duro kishte realizuar golin për kombëtaren shqiptare, derisa për boshnjakët kishte shënuar Vedad Ibisheviç.

Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë sot në “Elbasan Arena”, do të mbyllet ndeshja me barazimin e dytë, apo ndoshta me fitoren e dytë të njërës prej kombëtareve.

Leave a Reply