Zbardhen formacionet, Shqipëri – Bosnje

Kombëtarja e Shqipërisë sot në “Elbasan Arena” do të provojë forcat me kombëtaren e Bosnje dhe Hercegovinës në një ndeshje të karakterit miqësor.

Të dyja kombëtret në këtë ndeshje vijnë në një formë krejt të kundërt, me Shqipërinë që në tre ndeshjet e fundit ka vetëm humbje, dhe Bosnje e Hercegovinën që në tre takimet e fundit nuk dinë se çfarë është disfata (dy fitore dhe një barazim).

Shqipëria e De Biasit në ndeshjen e fundit eliminatore humbi nga Italia me rezultatin 2:0, derisa skuadra e Mehmed Bazhdareviç mundi Gjibraltarin me rezultatin 5:0.

Edhe pse është vetëm një miqësore luksi, që të dy trajnerët kërkojnë fitore në këtë përballje. De Biasi edhe në këtë përballje pritet të luaj me vetëm një sulmues, me skemën 5-4-1, derisa në anën tjetër seleksionuesi boshnjak në sulm do të hedh dy sulmues, duke preferuar skemën 4-3-1-2.

 

Më poshtë keni edhe formacionet e mundshme nga ndeshja, Shqipëri-Bosnje e H.
Shqipëria (5-4-1): Strakhosha; Hysaj, Veseli, Kukeli, Ajeti, Agolli; Lila, Memushaj, Basha, Roshi; Sadiku.
Bosnje e H.  (4-3-1-2): Begovic; Bicakcik, Sunjic, Zukanovic, Kolasinac; Krunic, Cimirotic, Visca; Vrancic; Dzeko, Hodzic.

 

Leave a Reply