Ezgjan Alioski shënon, Lugano fiton (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski ka shënuar sot për ekipin e tij Lugano, që mundi Tunin në teren vendas me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Alioski shënoi golin e dytë për Luganon, dhe të vetmin pasi goli i parë ishte autogol i realizuar nga ana e futbollistit kundërshtarë, Fakineti.

Alioski golin e tij të 14-të këtë sezon me fanellën e Luganos e realizoi në minutën e 64-të, kur ngriti epërsinë e vendasve në 2:0, derisa golin e nderit për Tun në këtë përballje e realizoi Sorgiç në minutën e katërt shtesë të takimit.

Te Lugano përveç Alioskit ndeshjen si titullar e nisi edhe anëtari i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, që të dy të reshtuar në vijën e parë të sulmit.

Sadiku nuk arriti dot të gjejë rrugën e golit ditën e sotme edhe pse luajti për 90 minuta, teksa u zëvëndësua në minutën e 3-të shtesë, ndërkohë, Ezgjan Alioski u zëvendësua 4 minuta para fundit të ndeshjes, kur edhe u duartrokit në mënyrë frenetike nga ana e tifozëve vendas.

GOLI I EZGJAN ALIOSKIT SOT NDAJ TUN*********************************Futbollisti shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski ka shënuar sot për ekipin e tij Lugano, që mundi Tunin në teren vendas me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2017 г.

Është ky goli i katërt në dy ndeshjet e fundit për Ezgjan Alioskin, i cili ndaj Sionit javën e shkuar kishte shënuar 3 gola në fitoren 4:2 të Luganos.

Tashmë skuadra e Alioskit dhe Sadikut renditet në pozitën e pestë me 37 pikë, 6 më pak se Lucerna që sot shënoi fitore të pastërt 2:0 ndaj Sent Gallenit. Njërin prej golave të Lucernës në këtë përballje e realizoi futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ndërsa në anën tjetër për gjatë 90-të minutave luajti edhe Albian Ajeti.

 

Leave a Reply