Bardhi shënon sërish, kësaj rradhe ndaj Mezokovesd

Enis Bardhi vijon me formën e tij të mirë  në kampionatin  elitar të Hungarisë, duke shënuar edhe në ndeshjen e dytë me rradhë, njofton “infOSport.mk”.

Pas golit të shënuar në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Gyirmot, talenti shkupjan shënoi edhe në ndeshje e sotme kundër skuadrës së Mezokovesd, ndaj së cilës Ujpeshti shënoi fitore me rezultatin 3:1 në transfertë.

Bardhi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 34-të, pasi paraprakisht vetëm dy minuta më parë serbi Andriç kishte kaluar në epërsi Ujpeshtin.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, të dyja skudrat shënuan nga një gol. Balazs në minutën e 72-të realizoi edhe golin e tretë për Ujpeshtin, derisa vendasit golin e vetëm në këtë përballe e realizuan në kohën shtesë të takimit me anë të Baçeliç-Grgiç.

Ndryshe goli i sotshëm për Enis Bardhin ishte i 9-ti i shënuar këtë edicion pas 23 ndeshjeve të zhvilluara. Ujpeshti falë kësaj fitore renditet në pozitën e 6-të me 39 pikë, duke ringjallur shpresat për një vend që siguron dalje në Evropë.

Leave a Reply