Vardari fitoi në fushë, “Shvercerat” në tribuna (VIDEO)

Shkupi dje në stadiumin e Çairit pësoi disfatë 0:2 nga Vardari, skuadër kjo e cila edhe njëherë tjetër dëshmoi se për momentin është skuadër shumë më e mirë se skuadra “bardhekaltër”  nga Çairi.

Megjithatë në tribuna “Shvercerat” edhe njëherë tjetër dëshmuan se janë kampion të vërtetë duke përkrahur skuadrën e tyre gjatë gjithë kohës, pavarësisht golave që pësonte skuadra e tyre.

Ata ishin pa dyshim futbollisti i 12-të në fushën e blertë, mirëpo si duket dje Shkupi edhe po të kishte edhe më shumë futbollistë në fushë, vështirë që do të shënonte fitore ndaj Vardarit.

Kësisoj skuadra kampione në fuqi edhe për të katërtën herë me rradhë u largua e pamposhtur nga Çairi, duke marrë fitoren e tretë, edhe atë pa pranuar gol.

Leave a Reply