Barsa shqyen rrjetën e Osasunas, nuk do e besoni kush shënon (VIDEO)

Kampionja në fuqi e Spanjës, Barcelona ka shënuar një fitore të pritur në ndeshjen e javës së 34-të në La Liga, duke mposhtur me rezultatin e thellë 7:1 Osasunan në “Kamp Nou”.

Edhe pse rezultati është ai që bie në sy, megjithatë diçka më e veçantë ka ndodhur në këtë ndeshje. Havier Mmaskerano realizoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës pas plot 318 ndeshjeve, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 67-të.

6 golat tjerë i shënuan tre futbollistë të ndryshëm, edhe atë që të tre nga dy gola. Fjala është për Lionel Messin (12’ dhe 63’), Andre Gomesh (30’ dhe 57’) dhe Pako Alkаser (64’ dhe 86’).

Për Osasunën golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Roberto Tores në minutën e 48-të. Me këtë fitore Bbarcelona u shkëput në renditje me 3 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë  Reali i Madridit, skuadër kjo e cila në këto momente po zhvillon ndeshjen e saj kundër Deportivo Lakorunjës.

Leave a Reply