Renova e pamëshirshme ndaj Makedonija Gj.P. (VIDEO)

Renovës i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të demoluar Makedonija Gjorçe Petrovin, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Shkup kishte pësuar disfatë me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ajo disfatë dhe arbitrimi në atë ndeshje nga ana e arbitrit Dalibor Gjorgjevski, i cili ishte kryesori edhe në takimin e sotshëm, bëri që “gjipspunuesit” në këtë ndeshje të futen shumë më të motivuar dhe më të përqëndruar, gjë kjo që dha rezultatin e duhur vetëm pas 13 minutave të para.

Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani brenda kësaj periudhe kohore arritën që të shënojë tre gola, që në fund u treguan edhe si të mjaftueshëm për fitoren e tyre të 10-të këtë edicion.

Mbrotësi  Visar Musliu ishte në qendër të vëmendjes në 5 minutat e para të ndeshjes, kur arriti që të shënojë dy gola të shpejtë. Fillimisht pas harkimit të Argjent Gafurit nga rivënia e këndit me kokë realizoi që në minutën e dytë, derisa pas një harkimi të Muhamed Useinit vetëm tre minuta më pas, qendërmbrojtësi “bardhekaltër” u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe nga afërsia shënoi për 2:0.

Goli i tretë mban firmën e Stojanço Velinov, i cili shënoi një gol të bukur me të majtën e tij, pasi paraprakisht pranoi një asist të mrrekullueshëm nga ana e Argjent Gafurit.

Vendasit gjithçka që arritën të bëjnë në takimin e sotshëm, ishte goli i shënuar i Valmir Jonuzit në minutat shtesë të takimit. Sulmuesi tetovarë për herë të dytë po i shënon Renovës këtë edicion, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Tetovë, që ishte mbyllur me barazimin 2:2.

Falë kësaj fitore Renova tashmë me 41 pikë barazohet me Pelisterin në pozitën e katërt, derisa Makedonija Gjorçe Petrovi mbetet në pozitën e fundit me 19 pikë të tubuara.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply