LPFM, Renova mirëpret Shkupin, Shkëndija mysafir në Prilep

E mërkura është e rezervuar për ndeshjet e javës së 31-të në elitën e futbollit vendor. Në Tetovë, Renova do të jetë nikoqir i Shkupit, një ndeshje kjo që pritet të ketë shumë paqartësi, me Renovën që kërkon të mbajë hapin me Pelisterin dhe atë pozitë të katërt që mund të ju sigurojë atyre dalje në Europë, ndërsa në anën tjetër me Shkupin që kërkon të sigurojë mbijetesën që më herët.

Shkëndija do të udhëtojë për në Prilep për tu përballur me Pobedën, një skuadër tjetër kjo që po lufton për mbijetesë, ndërsa Bregallnica në Shtip do të ketë një detyrë shumë të vështirë përballë liderit aktual, Vardarit.

Një disfatë e rradhës e Bregallnicës do të thoshte se skuadra nga Shtipi edhe përfundimisht mund të përshëndetet me Ligën e Parë, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Makedonija Gjorçe Petrovin, që këtë javë do të jetë nikoqir i Sileksit.

Përballja më interesante e javës pritet të jetë ajo midis Rabotniçkit dhe Pelisterit, dy skuadra këto që kërkojnë Europën.

LIGA E PARË FUTBOLLISTIKE E MAQEDONISË

Java 31

Bregallnica 03.05. 16:00 Vardari
Makedonija Gj.P 03.05. 16:00 Sileksi
Pobeda 03.05. 16:00 Shkendija
Rabotniçki 03.05. 16:00 Pelisteri
Renova 03.05. 16:00 Shkupi

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply