Paradoks: Bajerni asnjëherë nuk është bërë kampion në “Alianc Arena” (VIDEO)

Bajerni i Munihut është skuadra rekordmene kur janë në pyetje titujt kampion në Gjermani, gjithsej 27-të, përfshirë këtu edhe të këtij sezoni që e siguroi këtë fundjavë në transfertën kundër Volfsburgut në “Volksfagen Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Interesant është fakti se Bajerni asnjëherë nuk ka siguruar titullin në “Alianc Arena”. Fjala është për ndeshjet në të cilat “bavarezët” kanë siguaruar që më herët epërsinë e paarritshme në krye të tabelës.

Bajerni ndeshjet e saj si nikoqir në stadiumin e bukur “Alianc Arena” po i zhvillon që 12 sezone. Në këtë periudhë skuadra “bavareze” 8 herë ka dalë kampion, mirëpo në asnjë rast ndeshja vendimtare që ka vendos për titull nuk është zhvilluar në “Alianc Arena”.

Vetëm për të ju rikujtuar, në 14 vitet e fundit Skuadra e Bajernit tre herë titullin e kampionit e ka siguruar në fushën e Volfsburgut, gjë që ndodhi edhe këtë të shtune. Nga dy herë një gjë të tillë ka bërë në stadiumet e Kajzerslauternit dhe Hertës së Berlinit.

Trofeun e sivjetshëm ekipi i Karlo Ançelotit do ta pranojë me 20 maj në ndeshjen e fundit të këtij sezoni kundër Frajburgut në “Alianc Arena”.

 

Leave a Reply