Mbella, një sulmues dhe parashikues i mirë (VIDEO)

Emanuel Mbella përveç që është një sulmues i mirë, ai ka dëshmuar veten edhe si një parashikues i mirë i rezultateve të ekipit të tij, Shkupit.

Sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze në emisionin “Pro Sports” në Alsat M te Mahir Thaçi në prag të dy ndeshjeve të  fundit të Shkupit, kundër Rabotniçkit dhe Shkëndijës, patë thënë se “bardhekaltërit” në këto dy përballje do të grumbullojnë 4 pikë.

Dhe, ashtu edhe ndodhi. Shkupi nga këto dy përballje të vështira nxorri 4 pikë, duke mundur Rabotniçkin (0:1) në transfertë  dhe duke barazuar 1:1 me Shkëndijën në Çair.

Gjëja e vetme në të cilën gaboi Mbella, ishte se nuk arriti t’ia qëllojë se ndaj cilës skuadër do të shënojë fitore….!!!

PROSPORTS, sjell futbollin elitar dhe Bodi Billdingun

Публикувахте от Alsat-M.TV в 24 април 2017 г.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply