Renova bëri detyrën ndaj Shkupit (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore më se të merituar ndaj Shkupit në ndeshjen e javës së 31-të, të zhvilluar në Tetovë. “Gjipspunuesit” shënuan fitore me rezultatin 2:1, duke vazhduar në këtë mënyrë ëndërrën evropiane.

Ishte Shkupi skuadra që avansoi në këtë ndeshje vetëm pas 5 minutave lojë me golin e realizuar nga ish futbollisti i Renovës, Bujamin Shabani.

Filip Petkovski në minutën e 29-të solli barazpeshë të rezultatit, derisa për fitoren e Renovës u përkujdes, Valmir Nafiu me golin e realizuar në minutën e 60-të.

Ky i fundit në minutën e 31-të u ndal në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare, duke përfituar një penalti, mirëpo goditjen e kapitenit Fisnik Nuhiu nga pika e bardhë e ndali Burhan Mustafa.

Në fund fitore më se e merituar e Renovës, që tashmë po mendon edhe më seriozisht për arenën ndërkombëtare dhe atë pozitë të katërt, që aktualisht e ndanë me Pelisterin që sot barazoi në transfertën në Shkup ndaj Rabotniçkit.

Renova dhe Pelisteri kanë nga 45 pikë, derisa në pozitën e tretë ndodhet Rabotniçki me 49 pikë.

 

Leave a Reply