Valon Ahmedi shpallet kampion me Mariborin (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Ohri, Valon Ahmedi është shpallur kampion në Slloveni me skuadrën e Mariborit.

Ish-lojtari i Celjes, i cili te Maribori erdhi në vitin 2016-të në ndeshjen e fundjavës përballë Goricës regjistroi ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës kampione, ku kontriboi me një asist në minutën e 87-të për Milivoje Novakoviç, i cili në ato momente barazoi shifrat në 2:2, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Mirëpo edhe përkundër këtij barazimi, Maribori arriti që të shpallet kampion, duke mbrojtur në këtë mënyrë titullin e vitit të kaluar. Maribori titullin e kampionit të sivjetshëm e siguroi 4 javë para se të mbyllet kampionati, ku pas 32 xhirove arriti që të tubojë plotë 69 pikë, 15 më shumë se skuadra e dytë në tabelën e klasifikimit, Domzhale.

Ndryshe ishte ky titulli i 15-të kampion për Mariborin në elitën e futbollit slloven, ku sezonin e ardhshëm Valon Ahmedi shpreson  të ketë më shumë hapësira te kampionët e Sllovenisë, të cilët do të luajnë edhe në kualifikueset e Ligës së Kampionëve Evropian.

Leave a Reply