Simeone: Krenar me futbollist e mi!

 

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone në konferencën për media është shprehur se ndjehet krenar me futbollistët tij dhe tifozët.

“Futbollistët e mi edhe sonte treguan se pse këto vitet e fundit qëndrojnë në maje të futbollit evropian. Mirë e filluam, por goli i pranuar na dëmtoi shumë. Atletiko ka futbollist si Gabi dhe Godin të cilët e japing shpirtin për këtë skuadër. Krenar jam me këta futbollist edhe për një sezon të madhe si kjo. Çfar na mungon të jemi si Barça dhe Reali? Të gjithë mendojnë se është një hap i vogël, mirëpo është me të vërtetë një punë e madhe. Shpresojmë të arrijmë në asi llojë niveli”, është shprehur trajneri i Atletiko Madridi, Diego Simeone.

Ndeshjen e fundit në “Visente Kalderon”, Atletiko Madrid do ta luaj 10 ditë më vonë kundër Atletik Bilbaos, ndërsa nga sezoni i ri, ndeshje do t’i zhvillojë në stadiumin e ri “Metropolitano”.

Leave a Reply