Pepe në “Serie A”

Portugezi i Realit të Madridit, Pepe, i cili po zhvillon sezonin e tij të fundit me “mbretërit”, me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij në “Serie A”, te skuadra e njohur italiane e Interit.

Sipas burimeve brenda klubit “madrilen” ka qenë vetë Pepe që ka zgjedh të kaloj te Interi dhe jo te Paris Sen Zhermeni, apo edhe në kampionatin kinez, ku disa skuadra kishin shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Pepe ka deklaruar se Milano si qytet është shumë i mirë dhe i bukur për të jetuar andaj ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në “Zhuzepe Meaca”.

Pepe pjesë e Realit të Madridit  është që nga viti 2007, për të cilën skuadër ka zhvilluar 229 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply