Selimi debuton ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit

Shkëndija të dielën do të luaj në transfertë me Makedonija Gjorçe Petrovin në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Për trajnerin e ri Erhan Selimi do të jetë ndeshja e parë në krye të stafit teknik, pasi në mesjavë u emërua në vend të Tomas Brdariçit që u largua nga skuadra e Tetovws.

“Kuqezinjët” respektojnë skuadrën nga Shkupi, por megjithatë objektivi tyre mbetet i pandryshuar, ku edhe në këtë përballje kërkojnë tre pikët. Trajneri Selimi në takimin e nesërm do t’iu japë më shumë hapësirë futbollistëve të cilët kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e kaluara.

Sa i përket statistikave, Shkëndija në tre ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon në LPFM ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ka regjistruar fitore.

Leave a Reply