Shkupi kthehet duarzbrazur nga Manastiri (VIDEO)

Shkupi ka pësuar disfatë në transfertën ndaj Pelisterit në Manastir, duke komplikuar edhe më shumë garën e mbijetesës, e cila tashmë nuk është në duart e “bardhekaltërve” nga Çairi.

Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu u shfaqën mirë ndaj vendasve të Pelisterit, të cilëve u mjaftoi një gol për të marrë tre pikë të arta në garën për një vend në Liga Evropa.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi braziliani Silva, edhe atë në çastet e fundit të pjesës së parë, kur të gjithë veçmë ishin të mendimit se pjesa e parë në Manastir do të mbyllet me rezuzltatin e fillimit.

Bazhe Ilijoski ktheu me kokë topin deri te Silva, i cili pasi arriti që të kontrolloj mirë topin me majat e takës, me të majtën e tij arriti që të mposht Zendelin, i cili edhe përkundër faktit se preku topin e gishtërinjët e tij, nuk arriti që ta devijoj atë në rivënie nga këndi.

Në pjesën e dytë Shkupi tentoi të barazoj shifrat, ndërsa rastin më të mirë e kishte sulmuesi Emanuel Mbella, i cili edhe pse ishte sy me sy me portierin vendas, nuk arriti që të shënojë golin e barazimit.

Në anën tjetër edhe Pelisteri u kanos në disa raste, kur fare pranë shënimit ishin Lukas dhe Bazhe Ilijoski, ndërsa goditja e Todorovskit preku vetëm shtyllën.

Në fund fitore me shumë vlera për Pelisterin, skauadër kjo e cila edhe pas javës së 33-të do të ruaj pozitën e katërt në tabelë, që siguron një vend për në Liga Evropa, ndërsa në anën tjetër Shkupi me 33 pikë mbetet në pozitën e 7-të, mirëpo vetëm në rast se edhe nesër Pobeda do të pësonte disfatë në transfertën në Shtip ndaj Bregallnicës. Në të kundërtën Shkupi do të pozicionohej në vendin e 8-të, dhe mbijetesën atëherë do të duhej ta kërkonte përmes ndeshjes së balotazhit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply