Selimi: Qëllimi u arrit, tash fokusi kah Kupa (VIDEO)

Shkëndija fitoi transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 2:3, duke startuar kështu me “këmbë të mbarë” edhe trajneri i ri Erhan Selimi, i cili në ndeshjen debutuese arriti të regjistrojë triumf. Mirëpo Selimi në deklaratën e dhënë pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren dhe tre pikët, ndërsa potencoi se skuadra e tij lëshoi rritmin shumë para përfundimit të takimit, gjë kjo që nuk i ka pëlqyer nga pjesa e lojës.

“Iu kam thënë edhe para ndeshjes se do të vijmë këtu për ta dhënë maksimumin dhe për ta respektuar këtë ndeshje. Qëllimi u arrit, fituam tre pikë, mirëpo të potencojë se një gjë nuk më pëlqeu te ekipi jonë, ku pas rezultatit 0:3 i dhamë shumë hapësirë dhe shumë luks vetës, sikur u kënaqëm me rezultatin dhe mbaroj ndeshja. Përgjegjesinë e marrë unë personalisht edhe pse gjatë gjithë ndeshjes u mundova ta nxjerri maksimumin nga çdo njëri prej lojtarëve. Tani i tërë fokusi shkon për ndeshjen e ditës së mërkurë që është finalja e Kupës dhe dhashtë Zoti që ne të jemi ata që do t’i gëzohemi trofeut dhe ta sjellim atë për herë të dytë radhazi në Tetovë”, është shprehur pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Shkëndija të mërkurën do të luaj ndeshjen finale në Kupën e Maqedonisë kundër Pelisterit.

Leave a Reply