Ballistët megjithatë do përkrahin Shkëndijën në finale

Edhe pse fillimisht thanë se do e bojkotojnë ndeshjen finale kundër Pelisterit, grupi i tifozëve “Ballistët” megjithatë vetëm për hirë të Shkëndijës do jenë në shkallët e stadiumit “Mladost” në Strumicë të mërkurën për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë ata kanë bërë me dije përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”. “Ballistët” fillimisht kishin vendosur të bojkotojnë këtë ndeshje për shkak vendimit skandaloz të FFM-së që skuadrave finaliste të ju ndahen vetëm nga 300 bileta.

Kërkesa e tyre ishte që të respektohen kriteret bazë të finaleve në kuadër të kompeticioneve ndërkombëtare, duke kërkuar që skuadrave finaliste të ju shpërndahet 30% i kapacitetit të stadiumit, rregull ky i caktuar nga UEFA dhe FIFA, që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral.

Megjithatë një gjë e tillë hasi në veshë të shurdhër nga ana e drejtuesve të FFM-së, që nuk ndryshuan vendim, mirëpo edhe përkundër këtij fakti “Ballistët” si gjithmonë do jenë në përkrahje të skuadrës së tyre, por kësaj rradhe me një numër më të vogël, dhe jo siç jemi mësuar ti shohim ata në numër të madh në ndeshjet e Shkëndijës.

Më poshtë ju sjellim kumtesën e plotë të tifo grupit “Ballistët” lidhur me vendimin e tyre që të jenë pjesë e ndeshjes finale të Kupës kundër Pelisterit:

“Nga federata e futbollit të sllavohienave asnjëherë nuk kemi pritur dhe nuk presim korrektësi.Por edhe përkundër kësaj jokorrektësie, BALLISTËT si gjithmonë do jenë DIGË e PAKALUESHME për shkijet dhe do e mbështesin SHKËNDIJËN DERI NË FRYMËN E FUNDIT!

NUK KISHTE SE SI TË NDODH NDRYSHE, për hirë të SHKËNDIJËS NE të mërkurën do të jemi në strumicë, EDHE ATË FUQISHËM!

Të mërkurën tubohemi para pallatit të kulturës në ora 10:45!”

Leave a Reply