Çelzi me “gol shou” festoi titullin kampion (VIDEO)

Çelzi mundi Uatfordin me rezultatin 4:3 në një gol shou në “Stemford  Brixh” në ndeshjen e parë, pas së cilës kishte siguruar titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e mbetur e javës së 28-të që kaloi në një atmosferë festive, ku fituesi u vendos vetëm në çastet e fundit të takimit.

Trajneri Antonio Konte në këtë ndeshje kishte bërë 9 ndryshime në formacionin bazë, krahasur me 11-të që doli në fushë ndaj Uest Bromuiç Albionit në premten, pasi dy futbollistët e vetëm që luajtën sërish sonte ishin Cesar Azpilikueta dhe Eden Hazard.

E gjithë vëmendja sonte ishte e përqëndruar te kapiteni legjendar i Çelzit, Xhon Teri, i cili sonte zhvillonte minutat e fundit me fanellën “blu”. Ai bëri gjithçka për ta kujtuar për të mirë tifozët e skuadrës së tij, duke shënuar goline  epërsisë në minutën e 22-të, por njëkohësisht ndihmoi Etien Kapu për të barazuar shifrat në 1:1. Mirëpo një gabim i tillë u falë menjëherë nga ana e tifzoëve të Çelzit, të cilët në minutën e 36-të iu gëzuan golit të dytë, që mbante firmën e Azpilikuetas.

Me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa Batshuai, i cili të premten kishte realizuar golin e titullit kampion ndaj Uest Bromuiçit, në minutën e 49-të realizoi edhe golin e tretë për Çelzin, për rezultat 3:1. Mirëpo edhe përkundër kësaj epërsie mysafirët nuk u dorëzuan dhe vetëm dy minuta më pas arritën që të ngushtojnë epërsinë e vendasve në 3:2 me anë të Janmaat, ndërkohë Okaka në minutën e 74-të arriti që të barazoj shifrat në 3:3.

Golin e fitores për Çelzin në këtë përballje shumë interesante e realizoi Cesk Fabregas vetëm dy minuta para fundit të takimit, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës së re kampione të Anglisë, që këtë fitore ua dedikoi tifozëve, me të cilët festuan në fund me plotë meritë festuan titullin kampion.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply