Favr trajneri i ri i Dortmundit!

Lusien Favr do të jetë trajneri i ri i Dormtundit nga sezoni 2017/18. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka publikuar se Favr do të zëvendësoj Tomas Tyhelin te Dortmndi, pasi drejtuesit e këtyre të fundit kanë sjellur vendim për largim të trajnerit aktual që kanë në skuadër.

Tyhel me Dormundin është në finale të Kupës së Gjermanisë ku do të luajn kundër Ajntrahtit, ndërsa kjo nuk do të merret parasysh nga drejtori i skuadrës, Vacke, i cili përfundimishtk ka vendosur ta largoj teknikun gjerman, pasi kishte prishur marrëdhëniet me të që nga eliminimi nga Ligën e Kampionëve.

Sipas “Bild”, Favr ka arritur akord me drejtuesit e Dortmundit, ku ka pranuar marrëveshje që të drejtoj skuadrën vetëm për 1 sezon, ndërsa nëse rezultatet ecin mirë do të ketë mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Problemi kryesor është që Favr ka kontratë aktuale me Nica-n deri në vitin 2019, mirëpo skuadra franceze është gati që ta shes kartonin e teknikut për 3 milionë euro.

Leave a Reply