Golden Stejt mund “spërsat” në finalen e parë (VIDEO)

Golden Stejt ka shënuar fitore 113-111 në ndeshjen e parë finale të “play off-it” në Konferencën e Perëndimit ndaj San Antonios, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve.

Një fitore e vuajtur e skuadrës së “Uarriors”, që vetëm në sekondat e fundit arritën të dalin fituese, falë 40 pikëve të Stefan Kerri dhe 34 pikëve të Kevin Djurant.

Kjo dyshe shkëlqeu në parket, duke zhvilluar një ndeshje fanatstike, ndërsa për Spurs u dalluan LaMarcus Aldridge me 28 pikë e Kaëhi Leonard me 26, me këtë të fundit i cili në minutën e 24-të duheshe të braktis lojën pas një lëndimi serioz të gjurit.

Pikët vendimtare në ndeshje i shënoi Stefan Kerri pak me fat edhe pse në anën tjetër LaMarcus Aldridge nuk shënoi për tre pikë për të dërguar ndeshjen në vazhdime, kurse Paul Mills pasi kapi topin dhe u faulua shënoi në tentimin e parë nga gjuajtja e lirë për të huq qëllimisht të dytën, por topin e morën vendasit që fitojnë në fund.

Në fund fitore e ngushtë e Golden Stejt, skuadër kjo e cila edhe takimin e dytë do ta zhvillojë në parketin  e saj.

Leave a Reply