Kavani futbollisti më i mirë i sezonit 2016/17 në Francë

Edison Kavani i Paris Sen Zhermenit është shpallur lojtari i mirë i elitës së futbollit francez për sezonin 2016/17. Këtë çmim Kavani e fitoi mbrëmë në ceremoninë gala të mbajtur nga Federata e futbollit të Francës. Sulmuesi i PSZH-së falë 35 golave të shënuara, arriti që të zëvendësoj Zlatan Ibrahimoviçin që kaloi të Mançester Junajtedi.

Kavani në këtë garë pas vetës la Bernando Silvën e Monakos,  Aleksandr Lakazet të Lionit dhe bashkëlojtarin e tij te PSZH-ja, Marko Veratin.

Kilian Mbape fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri në Francë, Daniel Subashiq u përzgjedh portieri më i mirë, ndërsa Leonardo Zhardim është vlersuar me çmimin trajner i sezonit.

Skuadrën e sezonit e dominoi Monako me 6 futbollist (Subashiq, Sidbe, Glik, Mendi, Silva dhe Mbape), PSZH kishte 3 ( Verati, Tijago Silva dhe Kavani) Lakazet i Lionit dhe Seri nga skuadra Nica.

Leave a Reply