“The Mirror” e konfirmon: Revanshi Xhoshua-Klitçko në tetor!

Do të ketë revensh ndërmjet Entoni Xhoshuas dhe Vlladimir Klitçkos. Ka qenë tabloidi britanik “The Mirror” i cili ka konifrmuar një gjë të tillë, duke potencuar se dueli i vlefshëm për peshat e rënda në boks mund të zhvillohet në tetor.

Ky lajm ende nuk është zyrtarizuar, mirëpo organizatorët kanë filluar të planifikojnë edhe vendin se ku do të zhvillohet meçi, ndërsa mësohet së është paraparë “Millenium Stadium” në Kardif të Uellsit si vendi më i përshtatshëm për këtë sfidë.

Gjithsesi ende çështja mbetet pezull, ndërsa gjatë muajve në vijim pritet zyrtarizimi nga organizatorët edhe vet boksierët.

Kujtojmë që “Milenium Stadium” është vendi ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në futboll ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit me 3 qershor.

Leave a Reply