Zyrtare: Stavrevi referon finalen Shkëndija-Pelisteri

Aleksandar Stavrev do të jetë arbitri kryesor që do të referoj takimin final të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit.

Ndihmës të Stavrevit do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Arbitri i katërt është përcaktuar Nikola Karakolev, ndërsa Dimitar Meçkarovski dhe Dejan Jakimovski janë vendosur pranë portave.

Delegati i takimit dihej që më herët, pasi ishte përcaktuar komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski.

Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Mladost” të Strumicës me fillim në orën 17:30.

Leave a Reply