Konferenca e Lindjes, Boston kundërshtari i Klivlend në finalen e madhe (VIDEO)

Boston Seltiks është skuadra e dytë finaliste e “play off-it” në Konferencën e Lindjes, pas fitores së arritur 115:105 të arritur mëngjesin e sotëm ndaj Uashingtonit në takimin e shtatë dhe të fundit gjysmëfinal.

Ishte kjo një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra vendase, që shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë për të ndalur Uashingtonin, që shpresoi deri në fund.

Më të spikatur në rradhët e “selltiksave” ishin Isaiah Thomas me 29 pikë e 12 asistime dhe Kelly Olynum, që ndeshjen e mbylli me 26 pikë të realizuara.

Në anën tjetër te Uashingtoni dhe njëherit pikashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Beal me 38 pikë të realizuara.

Në finalen e madhe të Lindjes, Bostoni do të luajë me kampionët në fuqi të NBA-së, Klivlendin, ndërsa në Konferencën e Perëndimit ekipi i Golden Stejt udhëheq 1:0 serinë e finaleve ndaj San Antonio Spërs.

Leave a Reply