Juventusi fiton Kupën e Italisë, shpresa për “Tripletën” (VIDEO)

Juventusi ka fituar trofeun e Kupës së Italisë, pasi në finale mundi Lacion me rezultat 2:0. Dy golat e fitores për Juven i shënuan Alvesh në minutën e 12-të dhe Bonuçi në të 24-tën.

Për Juven ky ishte trofeu i 12 në Kupën e Italisë, ndërsa ka të zhvilluar 17 finale në këtë kompeticion. Sa i përket Lacios, të përzgjedhurit e Simone Inzagit nuk arritën që të fitojnë trofeun e 7-të Kupës, duke mbetur që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për të njejtin pretendim në këtë garë.

“Bardhezinjët” e Alegrit janë në rrugën e duhur për të fituar “tripletën” e famshme që e ka fituar vetëm Interi në vitin 2010, pasi janë shumë afër  titullit Kampion në Seria A dhe do të luajnë në finale e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me 3 qershor.

Leave a Reply