Ndërpritet ndeshja finale e Kupës, Pelisteri – Shkëndija (VIDEO)

Është ndërprerë ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Deri te një gjë e tillë erdhi për shkak brohoritjeve në baza nacionale nga ana e tifozërive të, të dyja skuadrave, me ç’rast arbitri kryesor Aleksandar Stavrev, vendosi që të ndërpresë ndeshje, duke dërguar futbollistët e të dyja skuadrave në dhomat e xhveshjes.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 55-të, duke i vënë një njollë të zezë kësaj ndeshje finale, e cila shpresojmë të vazhdojë dhe të sheh fundin e saj.

Rikujtojmë në sezonin 2012/2013 për shkak brohoritjeve të këtilla si në këtë ndeshje, ishte ndërprerë edhe ndeshja finale ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës, e cila u zhvillua të nesërmen pa praninë e publikut.

Leave a Reply