Evazioni fiskal, Mesi dënohet me 21 muaj burg

Lionel Mesit sot iu është konfirmuar dënimi prej 21 muajve burg nga Gjykata Supreme e Barcelonës. Në seancën e re për çështjen e evazionit fiskal prej 4.1 milionë euro, Gjykata spanjole ka refuzuar apelin e Mesit dhe nuk ka bërë tolerim për zbritje të dënimit ndaj tij, ndërsa babait të argjentinasit, Jorge Mesit iu është ulur dënimi nga 21 muaj në 15-të, duke e vlerësuar këtë të fundit si bashkëpuntor të krimit.

Gjykata spanjole ka vërtetuar se Mesi së bashku me babain e tij i kanë fshehur të ardhurat e përfituar nga të drejtat e imazhit, duke i kaluar ato në llogari të kompanive të ndryshme. Ylli Barcelonës nuk ka pranuar një gjë të tillë, i cili në gjykatë është shprehur se nuk ka qenë në dijeni, pasi të gjitha punët e tatimeve i kanë udhëhequr babai i tij dhe avokatët.

Gjithsesi Mesi dhe babai i tij nuk do ta vuajnë dënimin e shqiptuar me burg, pasi sipas ligjit në Spanjë, personat që dënohet me më pak se dy vite heqje lirie, mund ta paguajnë atë me një shumë të caktuar.

Leave a Reply