Xhaka me Baselin fiton edhe Kupën e Zvicrës (VIDEO)

Taulant Xhaka me Baselin ka fituar edhe Kupë e Zvicrës, pasi në finale mundi Sionin me rezultat 3:0. Në finale e zhvilluar në Gjenevë, 45 minutat e para u mbyllen pa gola, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë, Delago zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të, ndërsa epërsinë e rriti Traore në të 62-tën. Golin e fundit dhe final të këtij takimi e vulosi Lang një minutë para fundit, duke u mbyllur kështu ndeshja me shifra 3:0 në favor të Baselit.

Kujtojmë që Xhaka ishte në formacin titullar në këtë takim dhe luajti për 90-të minuta të plota, duke dhënë maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij drejt këtij triumfi.

Për Baselin ky ishte trofeu i 12-të në Kupën e Zvicrës, ndërsa ishte trofeu i dytë që fiton këtë sezon, pasi më herët siguroi edhe titullin e kampionit, të 8-tin radhazi dhe të 20-tin në historikun e tyre./“InfOSport.mk”

Leave a Reply