Messi mbreti i ndeshjeve finale

Nesër mbrëma Barcelona ndaj Alavesit do të zhvillojë ndeshjen finale të Kupës së Mbretit. Do të jetë kjo ndeshja e 25-të finale për yllin argjentinas të “katalunasve”, Lionel Messi, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjellë “infOSport.mk”.

Të dhënat statistikore tregojnë se në 19 prej tyre Messi ka dalë fitues, ndërsa ka humbur në 5 ndeshje finale, duke e shndërruar atë në një mbret të vërtetë të ndeshjeve finale.

Messi me Barcelonën ka humbur vetëm në finalen e Super Kupës së Europës ndaj Seviljës në vitin 2006, Kupën e Mbretit ndaj Realit të Madridit (2011), Super Kupën e Spanjës ndaj Realit të Madridit (2012), Kupën e Mbretit ndaj Realit të Madridit (2014) dhe Super Kupën e Spanjës daj Atletik Bilbaos.

Ndeshja e nesërme për Leo Messin do të jetë ndeshja e 700-ta zyrtrare  në karrierë me fanellën e Barcelonës dhe atë të kombëtares argjentinase.

Me fanellën “katalunase” Messi ka zhvilluar 582 ndeshje dhe ka shënuar 505 gola, ndërsa me atë të kombëtares së tij ka regjistruar 117 ndeshje dhe 58 gola.

Leo Messi ka shënuar plotë 25 gola vetëm në ndeshjet finale, ndërsa një gol në ndeshjen ndaj Aalves do të barazonte atë me Alfredo di Stefano.

Në rast të fitores së Barcelonës, Messi dhe Iniesta do të festonin për herë të 30-të një trofe.

Leave a Reply