UEFA në mes të qershorit xjerr në shitje biletat e Super Kupës në Shkup

UEFA kah mesi i qershorit do të nxjerrë në shitje edhe zyrtarisht biletat për ndeshjen finale të SuperKupës së Evropës, që me datë 09 Gusht do të zhvillohet në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Biletat janë të ndara në 4 grupe, përfshirë këtu tre kategori biletash, si dhe ato VIP. Të gjithë të interesuarit për të marrë një biletë sa më parë mund ta bëjnë atë duke klikuar KËTU.

Brenda linkut poshtë keni edhe kategorinë UEFA Super Cup, përmes së cilës do të mund të bëni aplikimin e juaj, mirëpo vetëm atëherë kur edhe zyrtarisht do mësohen të dyja skuadrat finaliste.

Mançester Junajtedi është skuadra që e mësuam të parën se do të zbarkojë në “Telekom Arena”, si fitues i Liga Evropa, ndërsa mbetet të shohim se cili do të jetë kundërshtari skuadrës angleze, që do të jetë fituesi nga përballja finale e Lligës ë Kampionëve Evropian midis Juventusit dhe Realit të Madridit.

Kjo ndeshje në program është me datë 03 qershor në Kardif .

Leave a Reply