Emini nga Shkupi, duke agjëruar arriti të thyej rekord në atletikë

Agjërimi i Ramazanit nuk pengon në proceset e punës së përditshme e aq më pak në ato sportive. Një shembull i tillë na vjen nga sporti i atletikës, ku atleti i klubit Liria, Berkan Emini duke qenë agjërueshëm arriti të thyej rekord shtetëror në kategorinë e pionerëve në Maqedoni.

Emini në fundjavën që e lamë pas, disciplinën e 800 m e mbylli me kohën 2 minuta e 1 sekond e 68 të qindat, duke thyer kështu madje rekord të vjetër 37 vjeçar.

“Fillimisht kam hyrë në garë vetëm për të marrë pjesë. Pastaj filluam të vrapojmë kaloië xhiroja e parë dhe e dyta, ndërsa në 200 metrat e fundit vrapova më shumë dhe vetëm kur përfundova garën nuk i kam besuar as vetës që kam arritur një rekord shtetëror. U gëzova shumë për këtë arritje”, është shprehur Emini mes tjerash në emisionin “Sportmania”.

Kujtojmë për Eminin ky ishte rekordi i dytë me radhë, pasi paraprakisht dy javë më herët, arriti të kalojë rekordin në disciplinën e 600m.

Leave a Reply