Milevski respekton 17 luanat që shkruajtën historinë

Seleksionuesi i shpresave të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, i cili sot publikoi listën e futbollistëve që do jenë pjesë e Europianit për të rinj në Poloni që starton me 15 qershor, para gazetarëve tha se në këtë event të rëndësishëm për Maqedoninë dhe në përgjithësi për futbollin e vendit tonë do ju besoj po atyre futbollistëve, të cilët gjatë ndeshjeve eliminatore bartën barën kryesore.

“Këtu janë të përfshirë 17 futbollistë, të cilët në çdo llojë mënyre kanë dhënë kontribut për arritjen e një rezultati më të madh në futbollin e Maqedonisë. Në këtë aspekt obligimi im është ta respektojë atë duke mos marrë parasysh formën e aktuale të futbollistëve edhe atë që disa prej tyre janë kthyer nga lëndimet. E imja është që të respektojë atë që dhanë gjatë ndeshjeve kualifikuese për këtë Kampionat Evropian. Kësaj liste do t’i shtohen edhe 6 deri 7 futbollist nga gjenerata 96/97 që do të jenë në kamp selektiv nga 1 deri 4 qershor”, është shprehur seleksionuesi Milevski në konferencën për shtyp.

Ndeshjen e parë Maqedonia U21 në kuadër të Europianit në Poloni do ta zhvillojë me datë 17 qershor, ndaj favoritëve të Spanjës, ndërsa përveç këtyre dy kombëtareve pjesë e grupit “B “, janë edhe Portugali dhe Serbia.

 

Lista e Futbollistëve që do luajnë në “EURO 2017” në Poloni”

Portierë: Igor Aleksovski (Vardari), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Sharlloa-Belgjikë), Darko Velkovski (Vardar), Visar Musliu (Renova), Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Besir Demiri (Vardar);
Mesfushorë: Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht-Hungari), David Babunski (Jokohama-Japoni), Daniel Avramovski (Olimpija-Slloveni);
Sulmues: Marjan Radeski (Shkëndija), Viktor Angellov (Ujpesht-Hungari), Nikolla Gjorgjiev (Grashopers-Zvicër), Filip Pivkovski (Landskrona-Suedi), Kire Markoski (Rabotniçki).

Bllagoja Milevski gjithashtu publikoi edhe listën e futbollistëve të gjeneratës 96/97 që do të grumbullohen më 1 qershor, prej nga ku 6-7 futbollistë do përzgjidhen dhe do ju bashkohen pjesës tjetër prej 17 futbollistëve që do jenë pjesë e Europanit U21 në Poloni.

Portierë: Filip Iliq (Gandzasar-Armeni), Bobi Celeski (Makedonija Gj.P.)
Mbrojtës: David Atanasovski (Akademia Pandev), Nehar Sadiki (Rabotniçki), Kostadin Çeshmexhiev (Makedonija Gj.P.), Aleksa Amanoviq (Javor-Serbi), Jovan Popzllatanov (Pelister), Stefan Kostov (Bregallnica), Besart Krivanjeva (Shkupi), Filip Stojanovski (Apolonia-Shqipëri);
Mesfushorë: Elif Elmaz (Rabotniçki), Ennur Totre (Shkëndija), Davor Zdravkovski (Makedonija Gj.P.), Stefan Jeftovski (Lokomotiv Plovdiv-Bullgari), Martin Mirçeski (Pelister), Din Allomeroviq (Makedonija Gj.P.), Kalvin N’Sombo, Kristijan Filipovski (Sileksi);
Sulmues: Emil Abaz (Spartak-Serbi), Tihomir Kostadinov (Zllate Moravce-Sllovaki), Petar Petkovski (Vardari), Remzifaik Selmani (Renova), Benjamin Demir (Rabotniçki), Boban Georgiev (Bregallnica), Daniel Kreziq (Odevold-Suedi), Matej Cvetanovski (Makedonija Gj.P.).

 

Leave a Reply