Rikthehet Gashi,  voto për të për tu shpallur “Lojtari i muajit”  

Shkëlzen Gashi është rikthyer në formën e tij të vjetër me fanellën e Kolorado Rapids. Sulmuesi shqiptar nga Kosova ka shënur rregullisht në ndeshjet e fundit duke bërë që skuadra e tij të rikthehet sërish te rezultatet pozitive.

Duke parë këtë fakt, Gashi është futur në garë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit maj te skuadra e Kolorado Rapids, teksa menjëherë ka fituar një avantazh me vota nga rivalët e tij në këtë garë.

Gashi i cili la pas vetes lëndimin gjatë muajit maj nga gjithsej 5 ndeshje zhvilloi 4 prej tyre, edhe atë nga 90-të minuuta të plota, duke regjistruar edhe dy gola në fitoren 3:0 të Kolorado Rapids ndaj Ssan Hoze të Jahmir Hykës.

Në linkun në vijim mund të jepni edhe ju votën tuaj dhe të ndihmoni Shkëlzen Gashin për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë për muajin maj te Kolorado Rapids.

https://www.coloradorapids.com/post/2017/05/27/healthone-player-month-may

Leave a Reply