Atletiko i ofron Grizmanit kontratë të re

Pas vendimit të Arbitrazhit të Sportit në Lozanë, skuadra e Atletiko Madridit nuk mund të blejë e as nuk mund të shesë futbollist në merkaton e verore. Mirëpo pas kësaj vjen një lajm i mirë për tifozët e Atletikos, pasi Antuan Grizman edhe definitivisht do të vazhdojë kontratën me skuadrën madrilene deri në vitin 2021.

Sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e Ateltikos veq se më kanë përgatitur kontratën e re për Grizmanin,  në të cilën është përfshirë një klauzolë e re e largimit. Kujtojmë që gjigandët e Anglisë, Mançester Junajted ishin shumë afër për ta transferuar Grizmanin në “Old Tranford”, mirëpo vendimi i “KAS”-it, prishi të gjitha planet e teknikut portugez Hose Murinjo.

Leave a Reply