Portieri Zendeli i mbetet besnik Shkupit

Përveç trajnerit Ardian Nuhiu, kontratën me FC Shkupin sot ka vazhduar edhe kapiteni i skuadrës “bardhekaltër”, Suat Zendeli, njofton “infOSport.mk”.

Ai edhe përkundër ofertave të shumta nga klube të ndryshme, ka vendosur që ti qëndroj besnik klubit të tij të zemrës, ku edhe që sot paralajmëroi se do të mbyll karrierën e tij profesionale.

“Kam vendosur që ri qëndroj besnik klubit edhe për disa vite të tjera. Edhe përkundër shumë ofertave dhe kushteve ndoshta më të mira që më janë ofruar, unë po e them që tani se me Shkupin do e mbylli karrierën e futbollit aktiv. Nuk më është dashur shumë të mendoj dhe ti jap përgjigje pozitive presidentit të klubit Omer Bunjakut, me të cilin tani më njihemi vite të tëra. Unë në klub nuk kisha ardhur asnjëherë për persona dhe individ, por kam ardhur te tifozeria me të cilët jam rritur. Të gjithë vijnë dhe shkojnë, por klubi dhe tifozët gjithmonë mbesin këtu. Shpresoj këtë sezon të bëjmë një ekip edhe më të fortë dhe të jemi në mesin e atyre skuadrave që do të luftojmë për dalje në Evropë”, – u shpreh kapiteni Suat Zendeli për faqen zyrtare të klubit.

Suat Zendeli pjesë e Shkupit është që nga viti 2014-të, ndërsa sezonin e kaluar ishte ndër futbollistët më standard te “bardhekaltërit”, duke zhvilluar 34 ndeshje, nga gjithsej 36. Gardiani shkupjan mungoi vetëm në ndeshjen e javës së 31-të kundër Renovës dhe atë të javës së fundit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply