Angellovski: Të shfrytëzojmë gabimet e Spanjës

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër në “Telekom Arena” do të zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër skuadrës favorite të Spanjës. Si zakonisht një ditë më parë të dyja skuadrat dalin me konferencë për shtyp, në të cilën seleksionuesi i Maqedonisë, Igor  Angellovski shprehu optimizmin e tij.

Sipas tij vetë emri i kundërshtarit motivon futbollistët e tij, të cilët nesër përveç lojës që do të zhvillojnë do shohin të shfrytëzojnë edhe gabimin e kundërshtarit.

“Vetë emri i Spanjës na motivon për këtë ndeshje. E dimë që luajmë ndaj njërës prej 4 kombëtareve më të mira në Botë, mirëpo edhe përkundër këtij fakti dhe fuqisë së kundërshtarit, pres që futbollistët e mi të japin më të mirën nga vetja” – u shpreh Angellovski, i cili beson se skuadra e tij nesër mbrëma do të shfrytëzoj çdo gabim të kundërshtarit.

“Kemi pasur mundësi që ta analizojmë taktikën e Lopotegit, dhe besoj se nesër mbrëma do i zbulojmë dhe do i shfrytëzojmë të njëjtat” – përfundoi Angellovski.

Ndeshja Maqedoni-Spanjë zhvillohet të hënën në “Telekom Arena” me fillim në ora 20:45 minuta. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë,  Maqedonia pësoi disfatë të thellë 4:0.

Leave a Reply