Kavaliersat mundën Golden Stejtin, ringjallin shpresat (VIDEO)

Klivlend Kavaliers ka ndalur serinë prej 15 fitoreve të Golden Stejt në ndeshjet e “play-off”, duke realizuar fitoren e parë në ndeshjen e katërt të serisë finale. Klivlendi shënoi fitore me rezultatin 137-116, duke ngushtuar epërsinë e “uarriorsave” në 3:1 dhe njëkohësisht duke ringjallur shpresat për titullin e kampionit.

Edhe pse Klivlendi duhet të fitojë 3 ndeshje radhazi për tu shpallur kampion, sfida e katërt tregoi se LeBron Xhejms me shokë janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Me 24 gjuajtje të sakta për 3 pikë nga 45 tentativa, Klivlend Kavaliers fituan ndeshjen falë 40 pikëve të Irving dhe falë “triple-double” të LeBron James, i cili regjistroi 31 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 asiste.

Në anën tjetër më i spikatur në rradhët e Golden Stejt ishte Kevin Djurant me 35 pikë, derisa mungoi ndihma e Stefan Kerit që ndeshjen e mbylli me vetëm 14 pikë.

Leave a Reply