Snajder thyen rekordin e Van Der Sar-it

Vesli Snajder mbrëmë ka regjistruar rekord të ri sa i përket paraqitjeve me fanellën e përfaqësueses së Holandës. Për Snajderin ndeshja ndaj Luksemburgut ishte e 131-ta me fanellën “portokalli”.

Futbollisti i Gallatasarajit arriti ta thyej rekordin e portierit Edvin Van der Sar, me këtë të fundit që këtë rekord e kishte vendosur më herët.

“Krenar jam për pasuesin tim Vesli Snajder”, kishte shkruar në tviter, Van der Sar.

Snajder për Holandën ka debutuar më 30 prill të vitit 2003 në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Leave a Reply