Herta fton Ibrahimoviçin në Bundesligë

Lajmi që Mançester Junajtedi nuk do t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimoviçit, ka bërë që shumë skuadra evropiane të lëshohen në garë për nënshkrikimin e tij. Nga tabori i Hertës së Berlinit i lejuan vetes për ta marrë këtë çështje edhe me pak humor, duke iu drejtuar sulmuesit suedez në një mënyrë interesante për të vazhduar karrierën e tij në Bundesligë.

“Nuk ke kontratë me Mançester Junajtedin? Ne posedojmë tifoz të shkëlqyeshëm, mirëpo nuk kemi shumë para. Mirëpo mundesh që për herë të parë të fitosh Bundesligën. Mendohu, Ibrahimoviç” – kishin shkruar nga Herta e Berlinit në “Tëitter”.

Në rrjetet sociale menjëherë u shfaqën edhe disa foto, në të cilat 35-vjeçari Ibrahimoviç shfaqej me fanellën e skuadrës gjermane.

Për momentin Ibrahimoviç po kurohet nga një lëndim i rëndë, që do e largojë atë nga fushat e futbollit deri në fund të sezonit. Është interesant fakti se nga 5 kampionatet më të fuqishme evropiane, Ibra nuk ka luajtur vetëm në Bundesligë.

Leave a Reply