Grizmani firmos kontratë të re me Atletiko Madridin

Reprezentuesi i Francës, Antuan Grizman ka firmosur kontratë të re me Atletiko Madridin, duke dhënë sinjal të qartë të gjitha paqartësive dhe dilamave rreth qëndrimit të tij në Spanjë. Grizmani ishte favorite kryesor për të kaluar në radhët e Mançester Junajtedit, pasi Murinjo e kerkonte me çdo kusht, mirëpo vendimi i “KAS”-it për Atletiko që ndaloi transferimet në merkaton verore, bëri që Grizman të ngelet në Madrid, duke vazhduar kështu kontratën me “Jorganxhinjët”.

“Atletiko Madrid tash më shumë se asnjëherë”, është shprehur Grizman.

Grizmani ka vazhduar bashkëpunimin me Atletikon deri në vitin 2020, ndërsa në kontratën e re francezi posedon një klauzolë largimi prej 100 milionë eurove. Rinovimi i kontratës së Grizmanit do të bëhet zyrtarë gjatë ditëve në vijim nga klubi i Atletiko Madridit.

Leave a Reply