UEFA dënon sërish Serbinë!?

Serbia dhe tifozët e kësaj përfaqësuese si duket nuk njohin fjalën “fair-play”. Tifozët serb të dielën në mbrëmje në ndeshjen eliminatore  për Botërorin “Rusi 2018” të zhvilluar ndaj Uellsit, shkaktuan turpin e radhës, duke tentuar që të ju marrin flamurin e tyre tifozëve uellsian.

Një gjë e tillë supozohet të ketë ndodhur pas golit të shënuar nga ana e Aron Ramzi, kur një numër i vogël i tifozëve uellsin kishin festuar golin e shënuar nga ana e kombëtares së tyre.

Nuk dihen masat që UEFA dhe FIFA do të marrin për këtë sjellje të tifozëve serb, skena këto që po përsëriten në vazhdimësi nga ana e tyre.

 

Leave a Reply